19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stefanova: Të dyshuarit në “Perandoria” pothuajse gjithmonë e kanë ditur çka ndërmerr PSP-ja kundër tyre

(MIA) – Të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, pothuajse gjithmonë kanë arritur të mësojnë çka PSP-ja ndërmerr kundër tyre. Prokurorja kompetente për këtë lëndë Lile Stefanova, e cila momentalisht dëshmon në lëndën “Reket, tha se hetuesit i kanë sqaruar se gjatë bastisjeve të kryera tek i dyshuari Jordan Kamçev, ata i kanë pritur të përgatitur.

“Gjatë bastisjes në ora 6 të mëngjesit, Kamçev i ka pritur i veshur në tuta. Atje ka qenë edhe personi Zoran Milevski – Kiçeec. Situatë të ngjashme hetuesit kanë thënë se ka pasur edhe në hapësirat e Orka Holding. Zyrat kanë qenë të rregulluara. Atje i kanë pritur Mihajllo dhe Filimena Manevska”, tha Stefanova.

Ai shtoi se me të pandehurën Katica Janeva, ka pasur protestë gjatë kërkesës së saj që të pranohen masa më të buta për Jordan Kamçevin, Sasho Mijallkovin dhe persona tjerë të arrestuar në rastin “Perandoria”.

Gjykimi për “Reket” vazhdon pas disa anulimeve. mb/

Të fundit