24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Studim: Shërim më i shpejtë nga Kovid-19 në kombinim me tri ilaçe antivurisale

Kombinimi i tri ilaçeve antivirusale në trajtimin me Kovid-19, me zbatimin e terapisë e cila e përforcon sistemin imunologjik, sjell shërimin më të shpejtë të pacientëve, tregoi një studim i bërë në Universitetin në Hong-Kong.

Mjeku Kvok Jung jen dhe kolegët e tij nga Universiteti në Hong-Kong testuan kombinimin e tri ilaçeve antivirusale për mjekimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Terapia përfshin kombinimin e ritonavir dhe lopanivir që përdoret për mjekimin e HIV, beta interferon, ilaç për sklerozë miltiplekse dhe remedivir që zakonisht përdoret për mjekimin e Kovid-19. Të gjithë pacientët e përfshirë në këtë studim kanë pasur simptoma të lehta deri mesatare të sëmundjes, ndërsa terapia ishte zbatuar në shtatë ditët e para pas marrjes së rezultatit të parë të testit.

Një grup i pacientëve ishte mjekuar vetëm në kombinim me ilaçe të cilat përdoren si terapi për HIV, përderisa të tjerat ishin trajtuar në kombinim me të gjitha këto ilaçe. Hulumtimi ka treguar se grupi i parë i pacientëve ishin të sëmurë mesatarisht 12 ditë, ndërsa të tjerët shtatë ditë.

Krahas kësaj, pacientët e trajtuar në kombinim me tri ilaçe antivirusale ishin në gjendje më të mirë pas vetëm katër ditëve.

Kjo terapi është superiore sa i përket ritonavir dhe lopanivir në kuptim të lehtësimit të simptomave të sëmundjes dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së saj, theksuan autorët e këtij studimi.

Ata thonë se terapia është e sigurt dhe se ka pak efekte të padëshiruara, si dhe se është shumë me rëndësi të fillohet me terapi sa më shpejtë që është e mundur pas marrjes së testit pozitiv.

Mjeku Piter Çin Hong nga Universiteti Kalifornia, në San Francisko, thotë se ky studim ofron shpresë të re për trajtim të pacientëve me Kovid-19. Ai për Si-en-en deklaroi se këto ilaçe janë të sigurta dhe lehtë të kapshme, për dallim nga remdesiveri. fc/

Të fundit