05/10/2022
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Subvencionet për turizmin do të paguhen më së voni për dy javë

Kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me aplikacionet për subvencionet në turizëm. ato që janë paguar, do të transferohen javën e ardhshme ose më së voni për dy javë, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Flas për të gjithë ata që i përmbushin kushtet në pajtim me thirrjen e publikuar në kuadër të paketës së gjashtë të masave”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen me rastin e 27 shtatorit, Ditës botërore të Turizmit

Sipas tij, Ministria do të vazhdojë me masat për mbështetjen e turizmit.

“Prandaj jemi duke kërkuar nga të gjithë aktorët të kontribuojnë me propozimet dhe kërkesat e tyre, të tregojnë se çfarë është më e mirë për ta në periudhën e pas Kovidit”.

Paraprakisht, Vlladimir Gramatikov nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) e konfirmoi se ka pasur pengesa administrative në ndarjen e subvencioneve.

“Në komunikim me Ministrinë e Ekonomisë tentuan t’i zbulojmë pengesat. Shpresojmë se subvencionet do të paguhen dhe se gjithçka do të jetë në rregull”, theksoi Gramatikov.

Të fundit