25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sugareski: Punëdhënësit dhe kompanitë të mos shqetësohen, nuk priten probleme në pagesë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski nuk pret ndonjë problem në pjesën e pagesës së mjeteve financiare ndaj kompanive.

Siç tha ai sot në konferencën për shtyp, kjo nuk ka qenë rast deri më tani.

“Punëdhënësit dhe ndërmarrjet nuk duhet të shqetësohen fare, sepse ka fonde të mjaftueshme në Buxhet dhe përmes linjave të kreditit, por kuptohet edhe përmes fondeve nga buxheti. Nuk pres që në asnjë rast për shkak të mjeteve financiare cili do projekt të pengohet nga ajo që është në përputhje me Planin për furnizime publike”, tha Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi informoi për realizimin e investimeve kapitale.

Ministri nuk ka asnjë informacion që punëtorët e ndërtimit po pushohen nga puna.

“E di që firmat po punojnë për këtë, mbase diku me dinamikë pak më të zvogëluar, më të ngadalësuar për shkak të situatës së përgjithshme, por nuk kam njohuri që punëtorët e ndërtimit po pushohen”, tha Sugareski.

Sa i përket akcizës për karburantet, ai theksoi se rritja për tre denarë është një masë anti-krizë, dhe jo masë që të bëhet ngarkesë shtesë për qytetarët.

“Futja e akcizës nuk është dëshirë e askujt, as kundërshtim apo mendjemadhësi që dëshiron Qeveria të tregojë. Kjo është një domosdoshmëri. Nuk e mbaj mend që çmimi i naftës në periudhën e kaluar të ketë qenë në nivel më të ulët. Çmimi është 20 denarë më i ulët se në dhjetor, janar, shkurt dhe një pjesë e fillimit të marsit. Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë trazirë të madhe, rritje. Fondet e mbledhura nga kjo akcizë do të përdoren për qytetarët, punonjësit e shëndetësisë, për të gjithë qytetarët, për MPB-në, për të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër koronavirusit”, tha ministri.

I pyetur se cili është qëndrimi i Ministrisë dikasteriale për paralajmërimin e protestës së transportuesve, Sugareski theksoi se të gjithë kanë të drejtën demokratike për të protestuar dhe se kërkesat e tyre mund të dorëzohen në Qeveri. mb/

Të fundit