19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sugareski: Së shpejti pritet përgjigje nga TAV për shfrytëzim të rreth 50 milionë euro

Qeveria e ka dorëzuar Propozim-draftin e marrëveshjes deri në TAV, sipas të cilit, në vend se për ndërtimin e aeroportit Kargo mes Shën Nikollës dhe Shtipit, mjetet prej rreth 49 milionë denarë të shfrytëzohen për ndërtim të ujësjellësve, kanalizimeve, kopshteve dhe shkollave nëpër komunat në vend.

Siç deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përgjigjja nga TAV pritet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

“Ne presim përgjigjen e tyre bëhet fjalë për shumë prej rreth 50 milionë euro ose mbi 49.700.000 euro dhe në bazë të përgjigjes së tyre që do ta marrim, sepse kërkesa jonë është që ata të jenë shkrirë në buxhet dhe më tutje të ndërtohen gjithkund projekte infrastrukturore përgjatë shtetit. Presim që në periudhë sa më të shpejtë kohore, kjo të zgjidhet me TAV”, theksoi Sugareski pas vizitës në Shën Nikollë.

Ai theksoi se Propozim-drafti i marrëveshjes deri te TAV është dorëzuar para më shumë se një muaji. Nga këto mjete Komuna e Shën Nikollës pret rreth 800.000 euro për projekte infrastrukturore, përderisa Shtipi mbi një milionë euro për ndërtim të linjës së ujësjellësit dy, e cila do të nënkuptojë zhvillim të turizmit të banjave nga Kezhovica, si dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë për disa lagje dhe zona industriale të Shtipit. fc/

Të fundit