20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sugareski: Tremujori i parë me realizim më të lartë të investimeve kapitale

Projektet kapitale po realizohen me dinamikë të fortë dhe që nga prilli, realizimi i investimeve kapitale për këtë vit është në nivel më të lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi sot Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Goran Sugareski gjatë vizitës së tij në Probishtip.

“Edhe krahas krizës shëndetësore me të cilën po përballemi, në sektorin e transportit në katër muajt e parë të këtij viti kemi një përqindje më të lartë të realizimit të investimeve kapitale në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Jemi në mes të një sezoni të fortë ndërtimi dhe besoj se me lehtësimin e masave, punimet e ndërtimit do të intensifikohen edhe më shumë, theksoi Sugareski, duke i hedhur poshtë si të pasakta informacionet për përplasjen e investimeve kapitale.

Vitin e kaluar, siç theksoi, Ministria e Transportit e ka përfunduar me 86 për qind realizim të investimeve kapitale, ndërsa pret që viti aktual të përfundojë me një realizim edhe më të madh, duke e pasur në konsideratë realizimin më të lartë në tremujorin e parë të vitit.

Sa i përket banesave sociale në Probishtip, Negotinë, Vinicë, Butel dhe Shën Nikollë, ministri theksoi se fondet në vlerë prej tre milion eurosh nuk do të zvogëlohen duke e ribalancuar Buxhetin dhe se do të përdoren në një kohë shumë të shkurtër.

Ai pret që sipas afateve të parashikuara deri në gusht të përfundojë edhe ndërtimi i rrugës Probishtip-Krupishtë, i cili do të mundësojë përfshirje drejt rrugës së re ekspres, Shtip-Koçan.

“Përveç infrastrukturës rrugore dhe ndërtimit të banesave sociale, aktualisht jemi duke punuar në njëzet projekte për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Në periudhën e kaluar, ne kemi përfunduar rreth tridhjetë projekte të shërbimeve komunale, ndërsa gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm do të shpallen tenderë për edhe pesëmbëdhjetë projekte të reja”, tha Sugareski, duke shtuar se po punohet intensivisht në fushën e gazifikimit, ku pritet deri në fund të vitit të përfundojë autostrada e gazsjellësit, Negotinë-Manastir dhe Shkup-Gostivar. ls/fab

Të fundit