25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sugarevski: Nuk ka zvogëlim të mjeteve për projekte kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Nuk do të ketë zvogëlim të mjeteve të dedikuara për investime kapitale në sektorin e transportit, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së sotshme të punës në Komunën e Manastirit, ku së bashku me kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska inspektuan punimet e ndërtimit për rikonstruksionin dhe ndërtimin e linjave të ujësjellësit dhe kanalizimeve nëpër tërë qytetin.

Siç kumtoi Ministria adekuate, projekti për përmirësimin e infrastrukturës komunale në Manastir është me vlerë mbi një milion euro dhe përfshin ndërtimin dhe rekonstruksionin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në rrugët “Ilindenska”, “Partizanska” dhe “ASNOM”.

Ministri Sugareski theksoi se puna në terren ka përparim dhe projekti pritet të përfundojë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Ministri Sugareski shtoi se tashmë janë realizuar rreth 90 për qind e ndërtimit të tubacionit të gazit Negotinë-Manastir, i cili pritet së shpejti të përfundojë.

Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska theksoi se komuna ka siguruar mjete për zbatimin papengesë të aktiviteteve ndërtimore dhe zbatimin e projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik. bs/bsh/

Të fundit