28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sulejman Rexhepi uron besimtarët myslimanë: Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin tuaj

 

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reisi Sulejman Rexhepi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e tij, ai ka ftuar besimtarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre deri në shfuqizimin e masave për shkak të pandemisë së virusit korona.

“Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishëm të masave dhe që po i imponon pandemia fatkeqe e cila e ka përfshirë tërë globin, sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm”, tha Rexhepi.

Reisi i ka falënderuar besimtarët, pasi sipas tij të njëjtit kanë disiplinë pas hapjes së xhamive.

“Dua të ju falënderoj për respektimin e masave dhe për disiplinën dhe respektin me të cilin dëshmuat botëkuptimet e juaja civilizuese pas hapjes së xhamive”, tha Rexhepi.

Në urimin e tij, Rexhepi gjithashtu vlerësoi se Ramazani që kaloi, edhe pse ishte në pandemi, i ka bërë më të fortë besimtarët myslimanë.

“Ne po dalim nga një Ramazan që sivjet ishte pak më ndryshe nga vitet e kaluara, por vetëm nga forma e jashtme e tij. Brendia e muajit të bekuar përkundër pandemisë që i imponoi masat e shumta ishte e pandryshuar sikur në 15 shekujt e kaluar të Islamit në historinë e vet. Në fakt, jam i bindur që Ramazani që na përcjelli na bëri më të fortë. Rreziku që na sillej vërdallë, ndikoi të mbështetemi edhe më shumë”, tha Rexhepi.

Të fundit