29/06/2022
28.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sulmi në Teksas, Osmani: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan

Të paktën 19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat masive në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se lutjet tona janë me familjet e nxënësve dhe të rriturve të cilët humbën jetën.

“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se i dyshuari 18-vjeçar kishte ndjekur shkollën e mesme Uvalde.

Të shtënat ishin më vdekjeprurësit në një shkollë fillore që nga masakra e Sandy Hook e vitit 2012 në Konektikat që la të vdekur 26 persona, përfshirë 20 fëmijë midis 6 dhe 7 vjeç.

Të fundit