28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sulmi rus pranë kufirit polak mesazh ‘kërcënues’ për NATO-n?

Rusia sulmoi mbrëmjen e djeshme me raketa, një bazë ushtarake në pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz. tha për BBC se ky mund të jetë qartë një mesazh i Rusisë për NATO-n.

Przydacz tha se lëvizja e Rusisë ishte shumë provokuese. “Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak. Pra, natyrisht rusët e dinin së çfarë po godisnin dhe donin të kërcënonin NATO-n. Ata donin të dërgonin një mesazh”, tha zv.ministri polak.

Të paktën 35 njerëz vdiqën në sulmin në bazën e trajnimit Yavoriv, rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Të fundit