Në Serbi është sulmuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut së basku me familjen e tij përderisa po udhëtonte për në Zvicër, kur jeton dhe punon për 45 vite. Persona të panjohur, me një veturë Touareg me tabela të Gjermanisë, kanë tentuar që ta ndalin dhe ta sulmojnë duke i dëmtuar edhe veturën. Ai thotë se gjatë një kontakti me ta, ata i kanë thënë që të ndalet duke iu drejtuar me fyerje nacionaliste dhe kërcënime për jetë, se do ta therrin me thikë atë dhe familjarët që i kishte me vete në veturë. Kështu së paku thotë Ibrahim Zenuni i cili rastin e denoncoi në Televizionin Koha e cili thotë se ai së bashku me familjen e tij janë terrorizuar nga ky sulm.
Zenuni thotë se rastin e ka denoncuar në policinë e Kroacisë dhe se tanimë ka filluar procedurë edhe në Zvicër. Ai u bën apel shqiptarëve që të kenë shumë kujdes gjatë kalimit nëpër shtetin serb, ndërsa në rast se ekziston mundësia, të mos futen fare në Serbi, transmeton Televizioni KOHA.
Zenuni thotë se ka më shumë se 45 vite që e ka kaluar këtë rrugë ndërsa thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Sipas tij, situatat e këtilla kanë filluar të marrin jetojnë më të madhe pas ngjarjeve të fundit në Veriu të Kosovës. Zenuni shprehet i shqetësuar në lidhje me sigurinë e tij dhe të familjes së tij për derisa thotë se në rast se do të ndalej, do e kishin pësuar tragjikisht të gjithë anëtarët e familjes së tij, pasi që qëllimi i agresorëve në këtë rast ka qenë neutralizimi i shqiptarëve që po kalonin në atë vend. /Televizioni KOHA/