06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tabanoc/ Konfiskohet arri me vlerë prej 600 mijë eurove

Drejtoria doganore dje në vendkalimin kufitar Tabanovc ka sekuestruar 13.3 kilogramë ari në vlerë prej mbi 600.000 euro.

Siç informon Drejtoria doganore, gjatë kontrollit të detajuar doganor të një autobusi që ka hyrë në vend, ekipet mobile të Departamentit për çështje operative të Drejtorisë doganore në vendkalimin kufitar “Tabanovc” ka zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht 13.3 kilogramë ari dhe 30.000 euro të padeklaruara. Vlera e floririt të sekuestruar është mbi 600 mijë euro.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve, autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt nga Poreçi (R. Kroaci) për në Gostivar, së bashku me udhëtarët është drejtuar në terminalin doganor në vendkalimin kufitar. Gjatë kontrollit me skaner mobil, janë vërejtur parregullsi në konstruksionin e çatisë, ku janë gjetur stoli të ndryshme dhe pllaka ari në forma të rregullta dhe të parregullta. Malli i padeklaruar – ari me peshë të përgjithshme prej 13.304 gramëve është ndaluar përkohësisht dhe i është dorëzuar Departamentit të hetimeve për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë kontrollit personal, tek njëri shofer janë gjetur dhe konfiskuar 30 mijë euro të padeklaruara, për të cilat është bërë kallëzim për kundërvajtje valutore

Të fundit