Lajmi i Ditës Rajon

Tahiri: U dëshmua që Vetëvendosje nuk ka aftësi për të qeverisur

 

Edita Tahiri që dikur drejtonte bisedimet me Serbinë në Bruksel, thotë se parimi i reciprocitetit ekziston në të gjitha marrëveshjet e Kosovës me Serbinë në kohën sa ajo ka qenë kryenegociatore.

Sipas saj, Kurti është dashur të respektojë reciprocitetin e përfshirë në ato marrëveshje, dhe në atë mënyrë nuk do të cenohej partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-ministrja për dialog thotë se Vetëvendosjes i mungon kultura e bashkëpunimit dhe se nuk ka aftësi diplomatike për të ruajtur marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke folur për rrëzimin e qeverisë dhe përpjekjen e partive politike për të formuar një qeveri të re, Tahiri thotë se duhet pritur dhe respektuar në plotëni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri thotë se zhvillime të tilla politike nuk është dashur të ndodhin në kohë të pandemisë, ndërkohë shton se është treguar mungesë e përvojës në qeverisje dhe se Vetëvendosje nuk ka traditë bashkëpunimi.

“Çdo qeveri i meriton 100 ditë për t’u dëshmuar, mirëpo këtu u tregua mungesë e përvojës në qeverisje dhe partia që i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosje nuk ka pasur traditë të bashkëpunimit me partitë e tjera sepse kanë qenë vazhdimisht të pozicionuar kundër çdo gjëje, dhe kjo iu hakmor Vetëvendosjes kur erdhën për të qeverisur bashkë me të tjerët sepse u ka munguar kultura e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe u ka munguar kultura e partneritetit, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në planin ndërkombëtar”.

“Ata ishin të koncentruar gjithmonë të fushatat e veta, të grumbullimi i votave, por ja që në demokraci nuk mjafton vetëm të fitosh votat, por pastaj duhet të kesh aftësi për të qeverisur dhe u pa që nuk e kanë, besoj do ta mësojnë për të ardhmen”, thotë Tahiri.

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë thotë se Vetëvendosje nuk ka treguar aftësi diplomatike për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas saj, platformat e mëhershme të këtij subjekti, u janë bërë pastaj pengesë për qeverisje efektive.

Related posts

Spanjë: Kufijtë për udhëtarë do të jenë të mbyllura me siguri deri në korrik

Televizioni Koha

Mickoski ik nga takimi i liderëve, Mickoski ik nga reformat, Mickoski e dëmton shtetin, por nuk do të arrijë ta dëmtoj përparimin

Televizioni Koha

Maqedoni, tek spitalet më kritike do të ketë sigurim profesional dhe do të vëzhgohen nga MPB

Televizioni Koha

Leave a Comment