13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim i Bekteshit me pronarët e marketeve më të mëdha për çmimet e prodhimeve themelore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të zhvillojë takim pune me pronarët e supermarketeve më të mëdhenj të vendit.

Në takim do të diskutohet për masat e mundshme lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, si dhe çmimet e produkteve themelore në zinxhirët tregtarë.

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve themelore: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve në ditën e shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përveç atyre me dëshmi të faturave hyrëse të rritura.

Ky Vendim, siç u njoftua, hyn në fuqi ditën tjetër pas publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, dhe është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret situata aktuale të tregut, si dhe të mbrojë konsumatorët në kushte të kërkesave të rritura për shkak të situatës së koronavirusit.

Qeveria mbrëmë e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë që menjëherë të dorëzojë propozim për ulje të taksës doganore 100 përqind për prodhimet miell, grurë, vaj luledielli, sheqer të bardhë, sapunë, pastrues, veshmbathje dhe aksesorë, pelena për fëmijë dhe të rritur, shami, maska plastike me filtër tekstili, mbulesa tekstili për përdorim kirurgjikal, kostume letre kirurgjikale, maska ​​letre, kostume gome mbrojtëse, doreza gome, kirurgjikale dhe të tjera, kostume të tekstilit kirurgjik, dhe dezinfektues të tjerë, asepsol, alkool mjekësor dhe syze mbrojtëse.

Në seanca gjithashtu u miratua informacioni që propozon ndalimin e eksportit të grurit dhe miellit të grurit në të gjitha vendet për një periudhë të pakufizuar. Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtoria e Doganave duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e kësaj mase.

Qeveria obligoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencinë e Rezervave të Mallrave, së bashku me industrinë e mullinjëve-përpunuese, të përcaktojnë gjendjen aktuale të sasisë të grurit dhe miellit dhe të informojnë Qeverinë për këtë.

Drejtoria e Doganave, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, duhet të monitorojnë trendin e eksportit të vajit të rafinuar të lulediellit, orizit, ëmbëlsirave dhe produkteve të brumit (makarona, biskota, etj.)dhe për të njëjtat të informojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të Veriut. sn/

Të fundit