28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim Lloga-Jollevski: Këshilli i Prokurorëve Publikë kërkon kompetenca më të mëdha

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim pune me Kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jollevski, në të cilin u bisedua për situatat aktuale në sistemin prokurorial publik dhe gjyqësor.

Jollevski kërkoi që në Strategjinë për Reforma në Sistemin Gjyqësor 2023-2027 të rriten kompetencat  e Këshillit të Prokurorëve Publikë në fushën e përgjegjësisë dhe në referimin e prokurorëve publikë. Propozohet që Këshilli të ketë mundësi të parashtrojë propozim për nisje të procedurës disiplinore. kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri Lloga tregoi se propozimet е tilla do të shqyrtohen gjatë hartimit të Strategjisë. Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e AKMIS-it dhe Sistemit të Menaxhimit të Rasteve. 

Të fundit