28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim urgjent i NATO-s për shkak të veprimit të SHBA-së

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel kanë caktuar takim urgjent këtë pasdite, pasi SHBA-ja paralajmëroi tërheqjen e saj nga marrëveshja ndërkombëtare “Qiell i hapur”, kumtuan burimet diplomatike.

“Takimi është caktuar për këtë pasdite, ku do të analizohen pasojat e vendimit,m të cilin e pralajmëroi presidenti amerikan Donald Tramp, duke theksuar se Rusia nuk e respektoi marrëveshjen dhe prandaj SHBA-ja gjithashtu nuk do të respektojnë dhe do të tërhiqet”, theksojnë burimet diplomatike.

Sipas burimeve, vendimi i SHBA-së është kritikuar në Aleancë dhe “të gjithë aleatët kanë kërkuar nga SHBA-ja që t’i përmbahen marrëveshjes”.

Për dy dekada, “Qielli i hapur” (Open Skies Teraty) ka mundësuar fluturime mbikëqyrëse të aeroplanëve të paarmatosur mbi territoret e 34 vendeve nënshkruese, që fillimisht duhej ta përforcojë besimin dhe parandalimin e konflikteve SHBA – Rusi. bs/bsh/

Të fundit