24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takimi i liderëve, “Asgjë spektakolare, Zaev kërkon të ndajë përgjegjësitë”

Thirrja e kryeminitrit Zoran Zaev për një takim liderësh, në të cilin do të kërkohëj një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Kuvend dhe shqyrtimin e mundësisë për një qeveri të zgjëruar, nuk mund të jep rezultate spektakolare, është vlerësimi i analistëve politikë të cilët për Zhurnal.mk kanë komentuar nismën e kryeministrit.

Analisti Agim Jonuz thotë se Maqedonia po përballet me një situatë në të cilën ka një pushtet të dobët dhe një opozitë akoma më të dobët, dhe gjithë kjo në kohë kur tragjedia po bëhet gjithnjë e më e madhe, borxhet ndaj jashtë dhe brenda janë gjithnjë e më të larta, dhe gjithë kjo e shoqëruar me një cirk politik nga i cili nuk po shihet dalja.

Ai shprehet pesimist se kryeministri mund të ofroj rrugëdalje nga kjo krizë politike në të cilën është futur vendi.

“Nuk besoj se kryeministri Zaev ka qëllime fisnike për të ndihmuar vendin duke e përfshirë opozitën në qeveri, më shumë besoj se Zaev kërkon bashkëpjesëmarrës për përgjegjësinë e tragjedisë aktuale, e cila rritet çdo ditë e më shumë”.

Todor Pendarov nga ana e tij thotë se takimet e liderëve, gjithmonë kanë qenë të inicuara heshturazi nga faktori ndërkombëtar diplomatik në vend, gjë të cilën dhe vet presidenti Pendarovski e konfirmoi në një deklaratë kur tha se, nëse na bën presion faktori ndërkombëtar do të mbajmë takim liderësh.

Sipas tij nuk ka ndonjë prapaskenë në këtë nismë, përveç tentativës për zhbllokim sepse siç shprehet, ideja për koalicion të gjërë tashmë dështoi pasi BDI dhe VMRO janë kundër, por edhe vet Zaevi kërkoi koalicion por pa kreun e VMRO-së, Hristian Mickovski.

“Nga këtu vlerësoj se nuk ka ndonjë prapaskenë dhe nëse mbahet nuk do të ketë asgjë spektakolare.Do të diskutohet zhbllokimi i Kuvendit që është një domosdoshmëri nga shkaku i shumicës së brishtë. Thash se faktori ndërkombëtar qëndron në prapaskenë të kësaj nisme, por çka mund të ofrohet, në çastin kur ofrohet diçka dhe fillon pazari, politika e humb kuptimin dhe shndërohet në pazar”.

Kujtojmë se paraditen e së hënës koalicioni ASH-AA, tha se do të bllokojnë çdo propozim ligj që do të vijë në Kuvend nga ana e qeverisë, për çka parashtroi mbi 600 amandamente për dy propozim ligje, ndërsa të martën dorëzoi 2000 amandamente tjera, që kanë të bëjnë për propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për kundërvajtje, me të cilat synojnë paralizimin e punës së institucionit ligjvënës pasi shumica nuk pranoi propozim-ligjin e tyre për shtetësi.

Të fundit