Lajmi i Ditës

Taksa 100%, 100 milionë euro humbje Serbisë

Nesër bëhen tre muaj prejse është vendosur taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Më 6 nëntor 2018 kishte filluar të aplikohet taksa prej 10 për qind, ndërsa dy javë më pas e njëjta ishte ngritur në 100 për qind. Për shkak të humbjeve të mëdha financiare, të cilat përgjatë kësaj periudhe vlerësohet se kanë arritur shumën prej rreth 100 milionë eurosh, është rritur edhe presioni ndërkombëtar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen ose pezullimin e saj me arsyetimin se ka bllokuar dialogun në Bruksel

Më 6 shkurt 2019 (nesër) bëhen tre muaj prejse Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 10 për qind ndaj mallrave serbe, taksë kjo e cila dy javë më pas, përkatësisht më 21 nëntor, u ngrit në 100 për qind.

Rritja e kësaj takse nga shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj ka rritur edhe presionin ndërkombëtar ndaj kryeministrit për heqjen ose pezullimin e saj me arsyetimin se ka bllokuar dialogun në Bruksel.

Related posts

Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marë ingerencat Teuta Arifit

Televizioni Koha

Bashkëjetoi me një vajzë të mitur – arrestohet Gjakovari

admin-tvkoha

KOMF mban konferencë të jashtëzakonshme për media

admin-tvkoha

Leave a Comment