28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tani nuk është koha për dieta – me perime, fruta, çajra, supa, jogurt dhe mish të pulës kundër koronavoirusit

Duke marrë parasysh se ende nuk ka qasje drejt vaksinës për virusin KOVID-19, ushqimi i rregullt i cili luan rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, posaçërisht është i rëndësishëm tani, në këtë rast. Sipas nutricionistëve, në këtë moment nuk është koha për dieta me përqindje të lartë të yndyrërave dhe proteineve, ndërsa me pjesëmarrje të ulët të karbohidrateve në shujta.

Duhet të konsumohen fruta së paku dy herë në ditë (më së shumti citronë dhe fruta mali), të pihen çajëra dhe lëngje të tjera, të konsumohen supa (të pulës apo të perimeve). Me atë rast, nuk duhet të harrohet edhe porcioni i sallatës (për drekë dhe darkë), posaçërisht perime të gjelbra me fletë.]

Siç thotë për MEDIAL-n dr. Dragica Zendellovska, bashkëpunëtore e lartë shkencore, nga proteinat nga kafshët mund të përdoren mishi i pulës dhe gjeldeti, peshku, prodhime të qumështit pa yndyrë, posaçërisht jogurt me kultura probiotike, përderisa nga bimët – fasule, bizele, thjerrëza në kombinim me orizin apo një copë bukë integrale me fara me qëllim që të konsumohen proteina të plota.

Zendellovska bën thirrje që të evitohen prodhimet e konservuara, prodhimet industriale komerciale posaçërisht salçiçet, uleni përdorimin e margarinës dhe vajrave të rafinuara, ëmbëlsirat..

Rekomandon edhe personat të cilët janë në agjërim apo popullatën vegane të jenë të kujdesshëm për shkak të futjes joadekuate të proteinave.

“Përmes zgjedhjes së kujdesshme të produkteve ushqimore, mund të ndikojmë në drejtim të përmirësimit të imunitetit, funksioni i të cilit është faktor vendimtar edhe në rast se infektohemi – sëmundja të rrjedhë me pasqyrë më të mirë klinike. Futja e shtuar e vajrave ndikon negativisht në sistemin imunologjik në krahasim me dietat të cilat janë me përmbajtje të lartë të karbohidrateve. Normalisht, duhet të sigurohet futje e mjaftueshme e acideve vajore poli të ngopura siç janë Omega-3. Nga ana tjetër, ndërkaq, duhet të jenë të kujdesshëm personat të cilët janë agjërueshëm apo popullata vegane, për shkak të futjes joadekuate të proteinave që mund të ndikojë në sistemin T-qelizor, duke rezultuar me incidencë të rritur të infektimeve oportuniste dhe më shpesh futje e pamjaftueshme e vitaminës B12 dhe acidit folik të cilët janë të domosdoshëm për sintezën e acideve nukleike dhe prodhim normal të rruazave të kuqe dhe të bardha, si dhe zinku i cili është esencial për zhvillim të sistemit imunologjik dhe të mbi 100 metaloenzimeve. Karbohidratet, posaçërisht glykoza, është derivat i rëndësishëm për qelizat e sistemit imunologjik duke i përfshirë limfocitet, neutrofilet dhe makrofagët, e ulin koncentrimin e hormoneve të stresit siç është kortizoli i cili ka efekt imunosupresiv, duke përfshirë supresivitet të prodhimit të antitrupave, proliferatës limfocite”, sqaron dr. Zendellovska.

Thekson se edhe lëngu i frutave, çajërat dhe lëngjet e tjera gjatë ditës do të na ndihmojnë të mbajmë qarkullim normal të pështymës, sepse ajo përmban disa proteina të cilat kanë cilësi antimikrobe (imunoglobina A, lizozimi, beta-amilaza).

“Është shumë me rëndësi të qëndroni mirë të hidratuar gjatë ditës. Nga çajërat përdorni lulen e blirit, fletën e thuprës, mullagën e bardhë, farën e anasonit, e posaçërisht me rëndësi është çaji nga rrënja e ëmbël i cili me vite përdoret për preventivë dhe trajtim të infeksioneve respiratore virale për shkak të përmbajtjes së inhibitorëve neuraminidazë. Të mos i harrojmë supat (e pulës apo perimeve) në të cilat mund të shtoni xhenxhefil, kurkumë, piper. Është koha të jemi pak kreativë në kuzhinat tona dhe të kërkojmë të bëjmë supë franceze me qepë apo supë çeke me hudhër. Në menynë ditore posaçërisht për drekë de darkë nevojitet porcion më i madh i sallatës, posaçërisht perimet e gjelbra me fletë, jo vetëm për shkak të vitaminave, mineraleve dhe fijeve bimore, por edhe për ta ulur dendësinë energjetike të shujtave në mënyrë që të parandalojmë rritje të peshës trupore për shkak të aktivitetit të ulur fizik. Frutat dhe perimet duhet të lahen mirë edhe përkundër asaj që deri më tani nuk është konstatuar transmision i virusit përmes ushqimit, por i njejti mund të jetë i kontaminuar”, potencoi Zendellovska.

Nga shtesat në ushqim do të ishte mirë, thotë, të përdoret formula multivitaminoze dhe multiminerale, vitamina C, vitamina D, probiotik dhe prebiotik, ndërsa personat me sistem të dobët imunologjik mund të përdorin beta glukan për të cilin ende mungojnë studime humane për imunomodulimi dhe kolostrum i cili përmban antitrupa, faktorë të rritjes, enzime, gangliozide.

“Sipas meje, mbrojtja më e mirë është të qëndroni në shtëpi, mirëmbajeni distancën sociale dhe higjienën, ushqehuni mirë. Vetëm me mendim pozitiv, nuk ka hapësirë për panik dhe të jemi me përgjegjësi shoqërore në mënyrë që t’u ndihmojmë njerëzve me mantela të bardhë të cilët pa rezerva japin gjithçka nga vetja në këto momente. Dhe gjithsesi, gjatë pandemisë duhet të ndiqen rekomandimet e OBSH-së me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit”, nënvizon dr. Zendellovska.

Mirjana Çakarova

MEDIAL.mk

Të fundit