16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari konfirmon pjesëmarrjen në takimin me kryeministrin kovaçevski

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është shprehur se të hënën do të shkojë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.Por, Taravari nuk ka shpalosur se cilët do të jenë kërkesat e Aleancës në këtë takim, por vetëm ka thënë se ka një strategji. Ndërkohë, I pyetur se a ka një sugjerim nga ndërkombëtarët që çështja e heqjes së 20 përqindshit të mos bëhet me shumë bujë në opinion, taravari, nuk e mohon, por nënvizon se janë në komunikim me të gjitëh faktorët relevant.“Jemi në komunikim me të gjithë përfaqëesuesit relevantë ndërkombëtar në vend, por edhe faktorët relevant në rajon.marrim instruksione, marrim këshilla, bashkëbisedojmë me ato dhe kjo situatë duhet të kalojë me më pak pasoja, sa më pak emocione, ti zgjedhim problemet dhe me rëndësi është ti fillojmë negociatata dhe mos vonohemi”, tha Taravari.Ndërkohë, lidhur me ndryshimin e qëndrimit të VMRO-DPMNE-së e cila fillimisht tha se përkrah hejqen e 20 përqindshit, tash ka hamendësime, Taravari, thekson se kushtetuta nuk hapet vetëm për këtë çështje por edhe për futjen e pakicës bullgare në preambullë.“Nuk shkojmë as me pushkë as me pistoleta, por shkojmë të bisedojmë për të gjitha çështjet” theksoi Taravari.

Ndërkaq, ai thotë se heqja e 20 përqindshit për gjuhën shqipe nuk duhet të bëhet me shumë bujë në opinon dhe të mos lihet përshtypja se po krijohet një platformë e dytë e Tiranës.“Ideja është që të ulemi të bisedojmë, t`I sjellim vendimet së bashku, me sa e shoh të gjithë partitë politike janë pro asaj që të hiqet 20 përqindshi dhe nuk duhet që t`I japim arsye askujt që të thirret platforma e dytë e Tiranës, mendoj se mund ta menaxhojmë këtë duke mbajtur një komunikim të vazhdueshëm.Nuk është ideja që të dalim dhe të fotografohemi, por ajo që është më e rëndësishme është që kemi konsensus.Është mirë që edhe partitë maqedonase kanë gatishmëri, kështu që mendoj se duhet që të ecim këtë process me vëmendje që të mos I prishim balanset”, tha Taravari.Ai tha se me të gjitha partitë shqiptare kanë komunikim./TV KOHA/

Të fundit