19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Në kohën kur Kosova bënë negociatat me Serbinë, vendit i duhet stabilitet politik

Mbi 75 përqind antarësisë në referendumin e brendshëm partiak, kanë votuar “pro” hyrjes së ASH-së në Qeveri. Kështu tha sonte në emisionin “Argument” në TVM 2, kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili shtoi se paraprakisht janë konsultuar edhe ekspertë vendor e ndërkombëtarë mbi vendimn që e ka marrë ASH-ja.

Taravari më tej bënë të ditur edhe arsyet e forta, sipas tij, që kanë çuar ASH-në të mendojë për t’u bë pjesë e ekzekutivit, sikurse janë krizat e mëdha globale me agresionin rus në Ukrainë në qendër dhe ato vendore me atë çka do ta priste vendin nëse nuk arrinë të kalojë ndryshimet kushtetuese.

“Pas 24 shkurit të vitit të kaluar të agresionit rus në Ukrainë, ne jemi në tre kriza globale dhe dy kriza vendore. Krizat globale janë evazioni rus, pra lufta e cila ka tendenca dhe ekziston frikë në përgjithësi se mund të defokusohet dhe të paraqiten vatra të reja që nuk do të thotë se do të jenë në Ballkan, por ekzistojnë këto rreziqe dhe luft në vete paraqet rrezik sidomos për Evropën. Kriza e dytë është ekonomike e shkaktuar nga inflacioni me rritjen e çmimeve dhe e treta ajo energjetike. Dy krizat vendore janë ajo ekonomike dhe kriza për fillimin e negociatave me BE-në. Maqedonia e ka filluar fazën e skriningut por jo edhe të negociatave si rasti me Republikën e Shqipërisë. Nga fundi i korruikut Komisioni Evropian pritet ta përgatis raportin e skriningut dhe pritshmëria është Maqedonia patjetër t’i bënë ndryshimet kushtetuese për ti hapur kapitujt për negociim me BE-në. Nëse nuk futen bullgarët në Preambul, Maqedonia do të hy në një krizë pak më të thellë se kjo aktualja që jemi”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Taravari tha se në këtë fazë kur Kosova i bënë negociatat me Serbinë, unë mendoj se Maqedonisë i duhet një stabilitet politik. “Duke analizuar rrethanat rreth e përqarkë nesh, ja vetëm në Bullgari zhvillohen zgjedhjet e katërta po të pesta me radhë, në Kosovë i kemi rrethanat sidomos me veriun por edhe me komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe rrezikun e madh që mund të ndodh atje. Në Mal të Zi funksionon qeveri e pakicës. Sidomos në këtë fazë kur Kosova i bënë negociatat me Serbinë, unë mendoj se Maqedonisë i duhet një stabilitet politik. Dhe referenecat që i marrim nga faktori ndërkombëtarë pa përjashtim, një porosi është shumë e rëndësishme te ato që nuk është e preferuar që në vitin 2023 në Maqedoni të ketë zgjehdje parlamentare të parakohshme dhe porosia e dytë si porosi është që të ndihmohet që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të fillojnë negociatat me BE-në”, theksoi më tej kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Vendimi për të hyrë në qeveri një vit para zgjedhjeve të rregullta, është një vendim i vështirë për ne, shtoi më tej Taravari.medial.mk

Të fundit