29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari nuk e përjashton mundësinë e koalicionimit as me LSDM-në as me VMRO-në

Kryetari i Gostivarit dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përveç VMRO-DPMNE-së, nuk përjashton mundësinë e një koalicion me LSDM-në qeveritare, me të cilën dikur ishin partnerë në Qeveri, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka asnjë teori që ne ta prishim koalicionin me Alternativën. Shikojmë opsionie edhe për koalicione të tjera. Është e mundur të ketë koalicion me të gjitha partitë, me LSDM-në, me VMRO-DPMNE-në, vetëm me BDI-në jo. Konsideroj se koalicioni ynë me Alternativën është i fortë. Për zgjedhjet lokale do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por definitivisht nuk ka asnjë koalicion me BDI-në”, tha Taravari në emisionin “Click Plus” në TV21.

Kjo deklaratë vjen pasi publiku periudhën e fundit shpesh shkruan dhe diskuton për një koalicion të mundshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në. VMRO-DPMNE-ja dërgon çdo ditë një mesazh se së shpejti do të sigurojë një shumicë të re në parlament për të përmbysur qeverinë LSDM-BDI.

Aleanca për Shqiptarët tashmë ka përvojë të formimit të një koalicioni me social demokratët. Pas zgjedhjeve në vitin 2016, në 2017-tën ata ishin partnerë qeveritarë, por atëherë edhe BDI-ja ishte në koalicion. Arben Taravari ishte Ministër i Shëndetësisë, por pas disa muajsh Aleanca për Shqiptarët u largua nga qeveria.

Përndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor, të cilat vlerësohet se do të kenë çmim prej disa miliona eurosh në këtë periudhë kur ekonomia e vendit, ashtu sikur qytetarët duhet të “vaksinohet” nga pandemia e COVID-19.

Të fundit