24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Target – Fortesa”: Dëshmitari Kostovski pyetet nga i akuzuari Jakimovski

Me pyetje të kryqëzuara të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Toni Jakimovski në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Target – Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Paraprakisht i akuzuari Jakimovski i cili vuan dënim me burg në Kumanovë tha se nuk është mirë me shëndet, gjegjësisht ka pasur tension të lartë. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Xheneta Bektoviq e pyeti nëse mund të vazhdojë, ai tha do të mundohet të koncentrohet dhe i parashtroi pyetje Kostovskit për atë kush i ka përdorë fjalëkalimet në sistemin “najs” dhe kush ka mundur të krijojë fjalëkalime të reja apo t’i përdorë “privilegjet”. Dëshmitari tha se “top administrator” është një dhe nuk mund të ketë tjetër. Ai e ka përdorë “top administratorin” dhe Nebojsha Sajkoviqin, i cili i ka pasur të gjitha privilegjet në sistem.

Në lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilën fare nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen urdhrat dhe pasa përfundimit të kohëzgjatjes të validitetit të urdhrave gjyqësorë të 1.541 apo gjithsej 5,827 numrat telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Të fundit