19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë” – Ali Ahmeti: Mos dilni para uraganit se ju shkelë!

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur tubim në Çair, ku krerët e kësaj partie lëshuan një sërë mesazhesh politike ndaj kundërshatrëve politk, por edhe atyre të pakënaqurve brenda subjektit politik, informon KlanM. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti bëri thirrje drejt partive tjera, që të bashkohen drejt të ardhmes europiane, duke i votuar ndryshimet kushtetuese. Sa i përket kërkesave të “grupit të zjarrit”, Ahmeti la të kuptohet se nuk do të ndryshojë qëndrim.

“Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve. Misioni ynë nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki”, tha Ahmeti.

Ai bëri thirrje për mbështetje të kuadrove të reja në parti e institucione sepse sipas tij, kohërat kanë ndryshuar.

“Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për BDI nuk duhet të frikësohet askush. Kam folur me shume liderë politike, ju kam thënë t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin. Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi uragan i pandalshëm, mos i dilni para uraganit se ju shkelë” përfundoi Ahmeti.

Në këtë takim, krah Ahmetit u dukën edhe disa nga themeluesit e partisë, që për një kohë kishin ndenjur larg vëmendjes së opinionit, përfshirë këtu Bekir Asanin nga Çairi dhe Rafiz Alitin nga Radusha e Sarajit.

Të fundit