16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të dëmtuarit në fatkeqësinë në Llaskarcë paralajmëruan dëmshpërblim pronësoro – juridik

Me prononcimin e të dëmtuarve sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë.

Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Në seancën e sotme përfaqësuesit juridik të një pjese të të dëmtuarve, shumica e përfaqësuesve të familjeve të udhëtarëve që humbën jetën u prononcuan se i bashkohen përndjekjes penale dhe të gjithë paralajmëruan dëmshpërblim pronësoro-juridik.

Për debatin e radhës më 18 tetor gjykata paralajmëroi se do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë në procedurë, ndërsa të cilët nuk janë prononcuar para gjykatës, ndërsa për debatin më 31 tetor do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë, ndërsa të cilët do të merren në pyetje edhe si dëshmitarë për ngjarjen.

Në aksidentin me autobus që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë akuzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo turs” Durmish Beluli dhe Remzi Miftari i punësuar në kompani, shoferi i autobusit Manol Trifunovski si edhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Pronari i “Durmo tursit”, përgjegjës për transportin në formë dhe shoferi ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. .

Të fundit