20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të dhëna shqetësuese për korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut në vendin e 106 të listës së “Transparency international”, gjegjësisht vlerësohet me 35 pikë, në vlerësimin nga zero deri në 100 pikë, (që zero nënkupton niveli më I lartë I korrupsionit, ndërkohë 100 pikë- më së paku korrupsion). Bëhet fjalë për dy pika më pak në krahasim me vitin e kaluar kur kishte 37 pikë.
Maqedonia e Veriut është më keq se vendet e rajonit, gjegjësisht më mirë janë Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova me nga 36 pikë, Serbia me 39, Mali I zi me 45 ndërsa Shqipëria është në rang të njëjtë me Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht ka 35 pikë.
Maqedonia e Veriut në vitin 2019 ka shënuar rënie prej 13 pozitave në listën e Indeksit të perceptimit për korrupsionin dhe tani gjendet në vendin 106, nga gjithsej 180 shtete. Këtë e tregon raporti më i ri i “Transparaency International” në nivel global. Sipas kryetares së “Transparency International” – Maqedoni Sllagjana Taseva, këto statistika janë shqetësuese dhe e kthejnë vendin në nivelin para ndërrimit të pushtetit në vitin 2016./lajmpress/

Të fundit