Jetesa me një partner që nuk iu dëgjon mund t’ua reduktojë ndjeshëm jetëgjatësinë tuaj, sipas një studimi të fundit.
Njerëzit, partnerët e të cilëve janë më pak të vëmendshëm kundrejt fjalëve të partnerëve të tyre mund të ballafaqohen me stresin e përditshëm dhe emocionet në terme afatgjata, ka gjetur një studim.
Stresi afatgjatë mund të jetë i mjaftueshëm për t’iu bërë 42 për qind më shumë të vdisni në moshë të hershme, transmeton lajmi.net.
Stresi kronik lidhet me gjashtë shkaqet kryesore të vdekjes – sëmundjet e zemrës, kancerin, sëmundjet e mushkërive, aksidentet, cirrozën e mëlçisë dhe vetëvrasjen – sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.
Pjesëmarrësit u vlerësuan gjatë një periudhe 20 vjeçare duke filluar nga 1995 deri 1996, si pjesë e Studimit Kombëtar të Zhvillimit në Shtetet e Bashkuara (MIDUS).
Ata u kërkuan të vlerësonin se sa mendonin se partneri i tyre e kuptonte, kujdesej dhe i vlerësonte ata.
Pas 10 vjetësh, në vitin 2006, pjesëmarrësit iu përgjigjën të njëjta pyetjeve.
Ata gjithashtu plotësuan raporte gjatë një periudhe tetë ditore, duke shënuar ngjarjet e përditshme stresuese – siç janë problemet në shtëpi ose në punë – dhe emocionet e tyre.
Ata raportuan kur ndjenin emocione negative të tilla si frika, mungesa e shpresës, frustrimi dhe ankthi, si dhe emocionet pozitive si gëzimi, qetësia, kënaqësia ose krenaria.
Studiuesit zbuluan se njerëzit që nuk i përgjigjen mirë stresit çdo ditë ishin ata që mendonin se partneri i tyre ishte bërë më pak i kujdesshëm gjatë 10 viteve të fundit.
Studiuesit gjetën se njerëzit që raportuan se partneri i tyre ishte bërë më pak i përgjegjshëm, përfunduan me një rrezik 42 përqind më të lartë të vdekjes brenda 20 viteve të studimit.
Shkencëtarët thanë se kjo lidhje mund të shpjegohej me aftësinë e reduktuar të këtyre njerëzve për t’u marrë me emocionet negative të shkaktuara nga stresi i përditshëm, ndoshta sepse partneri i tyre nuk ishte në gjendje t’ia vinte veshin.