29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të kalojnë zgjedhjet, e mandej të flasim për shlyerje të “Qeverisë së Përzhinës”

Pas zgjedhjeve në prill, partite merren vesh për braktisje të ad hok zgjidhjes nga viti 2016 për të a.q. “qeveri teknike”, propozojnë Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe Aleksandar Spasenovski, profesor dhe deputet i mëparshëm nga VMRO-DPMNE. Për Mançevskin është normale që në periudhën parazgjedhore të ketë ambient të intensifikuar politik, por ai është i ndryshëm nga kriza politike para 4 – 5 vitesh sepse tani institucuionet funksionojnë. Për profesorin Spasenovski, ndërkaq, kyçe është që qeveria teknike nuk e relaksoi polarizimin dhe nuk kontribuoi për kthimin e besimit në institucionet, gjë e cila ishte edhe një nga shkaqet për të cilat u miratua qeveria teknike. Përcillni Res Publika potkastin.

 

Të fundit