28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të mërkurën zhvillohet java e 12 e sezonit vjeshtor

  • Ditën e mërkurë me fillim në orën 14 zhvillohet java e parë e rrethit të
    dytë të kampionatit apo java e 12 e sezonit vjeshtor në ligën e parë
    futbollistike në vend. Më 26 tetor takohen, Shkupi-Tikveshi, Skopje-
    Shkëndija, Rabotnicki-Sileksi, Bregallnica-Akademija Pandev dhe
    Pobeda-Struga Trim lum. Pas 11 xhirove të zhvilluara ekipi I Struga
    Trim Lum është në krye të tabelës me 25 pikë, në vendin e dytë është
    Shkëndija me 19 pikë të grumbulluara, kurse Shkupi është në vendin e
    tretë me 18 pikë po aq sa ka edhe vendi I katërt në taelë Sileksi.Në
    vendin e pestë është Tikveshi me 16 pikë. Makedonija Gjorçe Petrovi ka
    12 pikë të grumbulliara në vendin e gjashtë po aq sa ka edhe
    Bregallnica në vendin e shtatë. Në vendin e tetë është Rabotniçki më 11
    pikë, ndërsa vendin e nëntë dhe të dhjetë e ndajnë Akademija Pandevi
    dhe Pobeda me nga tetë pikë. Sileksi është në vendin e 11 me vetëm
    pesë të grumbulluara./Tv Koha/

Të fundit