19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të premten në Shkup protestohet për “Monstrën”, “Almirin” dhe “rastet e montuara”

Për të premten në ora 13:30, në orarin tradicional pas faljes së namazit të xhumasë, në Shkup, gjegjësisht prej parkut të Çairit mbahet marsh protestues kundër vendimeve të proceseve gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta është me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe njoftuan familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“, njofton Portalb.mk.

“Me heshtje dhe duke ndenjur me duar në xhepa nuk vjen drejtësia. Nuk do të ndalemi, protestat janë apartiake me Iniciativë të familjarëve të të gjitha rasteve të montuara. Të respektohen rekomandimet e OBSH për mbrojtje nga Kovid 19, mbajtja e maskave dhe distancës”, thuhet në thirrjen e protestës që është shpërndarë në Faceook.

Nuk mund të ndikojë te gjykata, a u konstatua se Këshilli Gjykues miratoi vendim me porosi të prokurores Fatime Fetai. Unë nuk kam mjet tjetër, përveç që të paralajmëroj protesta. I ftoj krerët e shtetit të vijnë në protesta dhe të protestojnë, ashtu siç në protestuam, por jo ta heqim një garniturë dhe ta vendosim një tjetër, por ta rregullojmë sistemin juridik”, tha sot Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra” që për të dytën herë u dënuan.

Të fundit