19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të premten protesta sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Të premten e kësaj jave sërish do të ketë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Këto do të jenë protestat e treta me radhë, ku qytetarët nëpër disa qytete në Maqedoninë e Veriut, po shprehin pakënaqësitë lidhur me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%, përcjell INA.

Arianit Xhaferi, anëtar i këshillit organizativ të protestave në Tetovë ka theksuar se është koha që përveç Kumanovës, SHkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës, të bashkëngjiten edhe komunat e tjera. Ai ka kërkuar që autoritetet më me seriozitet ti marrin parasysh kërkesat e tyre kundër shtrenjtimit të rrymës, sepse siç ka theksuar do të vjen deri tek eskalimi i situatës.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të rrymës për 46%, të hiqet Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe të formohet një trup i pavarur arbitrazhi, që do të kontrollojë shërbimet që qytetarët marrin nga kompanitë energjetike. Kërkojnë që TVSH për energjinë elektrike të zvoglohet nga 18 në 5%, si dhe kërkesa tjera të aspektit social. (INA)

Të fundit