28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të punësuarit në sektorin publik filluan grevën

Sot me fillim në ora 10:00 filloi greva e të punësuarve në sektorin publik, të cilëve iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në shëndetësi. Greva e sotme u zhvillua para Klinikës Universitare, me çrrastë kryetari i sindikatës së pavarur të shëndetësisë Lubisha Karanfilov, deklaroi se greva do të vazhdoj çdo ditë prej ora 10:00 deri në 11:00 dhe atë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Veçmë e dini se është paralajmëruar greva e përgjithshme e sektorit publik, shëndetësia si pjesë e këtij sektori publik i bashkëngjitet kësaj greve të përgjithshme, dhe siç e shihni greva sot po zhvillohet para Klinikës Universitare për sëmundje kirurgjikale në Shkup. Është fakt se ne i bashkangjitemi kësaj greve dhe kërkesave, që të mos i përsëris, do të them se bëhet fjalë rritjen lineare të pagave. Kjo rritje lineare është shumë e rëndësishme për të punësuarit në shëndetësi”, deklaroi Lubisha Karanfillov, kryetar i sindikatës së pavarur të shëndetësisë, duke përkujtuar se gjatë ditës së nesërme me dillim në ora 10 sërish do të vazhdoj greva. /Alsat.mk

Të fundit