23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të punësuarit në shëndetësi në protestë paralajmëruese para Fondit Shëndetësor kërkojnë rrogën e janarit

Sot para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përfaqësues të organizatave sindikale të punonjësve në shëndetësi do të kërkojnë pagesën e pagave të muajit janar, ndërsa gjatë ditës nëse kjo nuk plotësohet do të informojnë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren, transmeton Portalb.mk.

Disa nga punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” kanë paralajmëruar për ditën e sotme një protestë paralajmëruese gjysmë ore.

Ndryshe nga protesta paralajmëruese e paralajmëruar nga sindikata e pavarur, sindikata përfaqësuese në SPQ “8 Shtatori” ende nuk ka një qëndrim përfundimtar për këtë çështje dhe bëjnë të ditur se në mesditë do të kenë një mbledhje, pas së cilës do të vendosin se si do të veprojnë.

Paralajmërim për protestë nëse nuk iu paguhet rroga e janarit, ka nga mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli tjetër mjekësor i Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe organizata të tjera shëndetësore në mbarë vendin.

Sindikata e Qendrës Klinike bëri të ditur se, nëse sot nuk ka pagë, protesta e tyre mund të fillojë të mërkurën dhe do të vazhdojë të enjten dhe të premten. Kryetari i kësaj organizate, Goran Begoviq, ka bërë të ditur se nëse ende nuk është kuptuar gjendja e punëtorëve dhe se duhet paguar pagat, e gjithë kjo mund ta përkeqësojë situatën dhe të çojë në grevë të përgjithshme.

Pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit. Sistemi IT i FSSh-së u ndërpre më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kërkuar të enjten nga të gjitha institucionet publike shëndetësore që të japin të dhëna për punonjësit në mënyrë që ata të paguhen.

Ministri i Financave Fatmir Besimi ka bërë të ditur se nëse deri sot nuk zgjidhet problemi, pagat për personelin shëndetësor do të sigurohen nga Thesari qendror dhe më pas do të shlyhen me thesarin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu dje besimin se do të tejkalohet problemi i sulmit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili në një intervistë për MIA-n tha se janë punësuar ekspertë vendas dhe ekspertë nga vendet anëtare të NATO-s. Të dhënat personale të qytetarëve, siç theksoi ai, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi dhe po punohet që punëtorëve shëndetësorë t’iu paguhen pagat.

Përndryshe, sistemi i FSSh-së është i padisponueshëm që nga 7 shkurti i këtij viti. FSSh më pas raportoi se ata kishin një problem teknik dhe mosfunksionim të një pjese të serverëve dhe se po punojnë për diagnostikimin dhe mënjanimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Të fundit