29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

TË RESHURAT E SHIUT SHKAKTOJNË VËRSHIME NË KOMUNËN E TEARCËS (VIDEO)

Reshjet intensive të shiut mbrëmë shkaktuan rritje të përnjëhershme të niveleve të ujit tek disa lumenj në rajonin e Tetovës, të cilët dolën nga shtrati dhe vërshuan rrugë dhe shtëpi., disa fshatra në komunat Tearcë dhe Jegunoc mbrëmë janë vërshuar për shkak të derdhjes së lumenjve, ndërsa dëmi më I madh është bërë në rrugën Tetovë Jazhincë në lumin që ndan fshatin Dobrosht dhe fshatin odër. Por problemi kryesor është në male ku shiu ka ndikuar në shkrirjen e një pjese të borës që ka mbetur ndërsa në fshatin Dobrosht në rrugën malore ka pasur një urë e cila gjat natës së mbrëmshme me urdhër të Kryetarin të komunës së Tearcës Isen Asani është prishur për tu menjanuar reziku që I kanoseshte fshatit Dobrosht dhe më pas I gjith Uji së bashku me gurët dhe dheun bllokon urën në rrugën Kryesore Tetovë –Jazhincë dhe ndërpritet komunikacioni. Gjat natës së mbrëmshme me makineri të rënda është punuar deri orën 2 pasmesnate ndërsa për shkak të rezikimit të punëtorëve ndërpriten punimet të cilët kanë vazhduar gjat ditës së sotme deklaroj kryetari I komunës së Tearcës Isen Asani I cili ju bëri thirjeve organeve qendrore të pushtetit që të marin parasysh kërkesat e pushtetit lokal.

Sipas informacioneve nuk janë dëmtuar të mbjellura por ka dëme të konsiuderueshme nëpër prona private të banorëve të Dobroshtit dhe jo vetëm të cilët sic deklaroj Asani do të vlersohen dhe do të jenë në konsideratë Për shkak të vërshimeve është dëmtuar asfalti i korsisë në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë. Banorët e Jegunocit informuan se në fshatin e tyre ka shtëpi të vërshuara.TV KOHA

Të fundit