28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të rinjtë më shpesh bartës të Kovid-19 dhe me pasqyrë më të lehtë klinike

Të rinjtë janë më shpesh bartës, kanë pasqyrë më të lehtë klinike dhe organizmi i tyre mundet lehtë të luftojë me disa sëmundje të tjera që i bën në organizmin virusi Kovid-19, sqaroi epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik dr. Zharko Karaxhoski në videosesionin e sotëm informues në Qeveri.

“Protokolli për shërim të kësaj sëmundje është i standardizuar gjithkund në botë. Ata persona të cilët kanë pasqyrë më të lehtë klinike, kanë terapi suportuese dhe kanë terapi e thuhet se deri në atë moment që kur zhvillohet ndonjë pneumoni bilaterale me çka organizmi mund të përgjigjet me kapacitetet e tij të frymëmarrjes. Në atë moment që organizmi nuk do të frymojë me mushkëritë e tij të bardha i jepet mbështetje me makina për frymëmarrje”, sqaroi Karazhovski.

Siç shtoi, të rinjtë më lehtë e mbijetojnë sëmundjen, ndërsa kategoria e moshuar e personave prej 60 dhe 65 vjet, ndërsa në botë diku prej 70 deri 80, shumë më rëndë për shkak të asaj që një pjesë e madhe e tyre kanë komorbiditet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, potencoi se aspak nuk është analizuar çështja e cila komentohej në opinion që qytetarët që kanë vila dhe banesa në Ohër të mos vijnë në atë qytet për festat e ardhshme.

“Mbyllja në geton e tyre gjegjësisht mbyllja për banorët tjerë në shtet nuk është korrekte. Ata njerëz paguajnë tatime në komunë, komuna merr ndihmë nga shteti, mjete mbrojtëse ndërsa mbyllja në nivel lokal ose krijimi i të a.q. rajone të virgjra në të cilat nuk do të ketë as hyrje e as dalje të qytetarëve tjerë e gjithë kjo me qëllim që të mbrohemi ne. Nuk është humane, nuk është korrekte, nuk epidemiologjike. Llogarisni se në gjithë shtetin ka Kovid që të flini më lehtë edhe sot edhe nesër”, porositi Karazhovski. fc/

Të fundit