19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të shtëna me armë zjarri, i sëmuri mendor plagos policin

Një efektiv policie është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është një i sëmur mendor.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë, në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe gjendja e tij shëndetësore.

Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kontrollit pasi ky person ka kërcënuar se do qëllonte me armë ndaj fqinjëve.

Ndërkohë është njoftuar policia për incidentin e dhunshëm dhe është bërë shoqërimi i tij për në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Të fundit