Të shtëna në ajër gjatë arrestimit të një personi të kërkuar me urdhërarrest – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Të shtëna në ajër gjatë arrestimit të një personi të kërkuar me urdhërarrest

Në Tetovë pasdite një nëpunës policor ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër që ta parandalojë 37 vjeçarin të ikë, gjatë arrestimit të tij me urdhërarrest, informojnë nga SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Jane Sandanski rreth orës 16.

“Nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e kanë privuar nga liria V.F.(37) nga fshati Studeniçan i Shkupit për të cilin është shpallur urdhërarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej 6 vjet për vepër penale të bërë tregti me njerëz. Para se të privohet nga liria V.F. ka bërë përpjekje për të ikur dhe nëpunësi policor i SPB-së Tetovë ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër “, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

I arrestuari është mbajtur në stacionin policor Tetovë, pas së cilës do të dorëzohet për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Shkupit. as/sa/

Related posts

Dimçe Arsovski: A e ka dëmtuar Radmilla Shekerinska buxhetin dhe janë përvetësuar mbi 250.000 euro

Televizioni Koha

KEMM: Mediet me kujdes dhe përgjegjësi të raportojnë për koronavirusin

Televizioni Koha

Për ndërtimin e impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup janë të interesuara ndërmarrje

Televizioni Koha

Leave a Comment