20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të shtunën dhe të dielën, regjim I veçantë I komunikacionit në Tetovë

Nesër dhe pasnesër respektivisht 15 dhe 16 tetor në Tetovë dhe fshatin Leshkë të
komunës së Tearcës do të mbahen disa ceremoni të përshtatshme me rastin e
kanonizimit të igumenit dhe rilindasit nga Kiril Pejçinoviq në shen Kirili i Leshkës.
Ditën e parë nga ora 16:00 deri në ora 19:00 në Manastirin e Leshkës do të kryhet
liturgjia e Ringjalljes së shpirtit, ndërsa pasnesër është paraparë shërbesë në kishën
“Shën Kirili dhe Metodi” në Tetovë, e cila do të fillojë në ora 08:00.Me qëllim të
mbajtjes së sigurtë dhe pa pengesa të festimeve, ku pritet të marrin pjesë një numër
i madh besimtarësh, personalitete fetare dhe mysafirë të tjerë, Sektori i Punëve të
Brendshme -Tetovë tashmë ka realizuar dhe do të realizojë disa aktivitete në
kompetencat e saja. Më 16 tetor, nga ora 06.00 deri në ora 12:00 në një pjesë të
rrugës “Todor Cipovski-Merxhan”, do të vendoset regjim i veçantë i qarkullimit,
përkatësisht do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në shtrirjen nga kryqëzimi me
rrugën “Ivo Lola-Ribar” deri te Kisha. Përveç kësaj, SPB-Tetovë apelon dhe
kërkon nga qytetarët që të mos i lënë automjetet e tyre në hapësirën përballë
Kishës “Shën Kirili dhe Metodi” ose nëse tashmë janë të parkuara aty t’i largojnë
me kohë që të mos sanksionohen dhe të ngriten nga “shërbimi merimangë” Tetovë/Tv Koha/

Të fundit