25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

BILALL KASAMI :TË TJERËT VETËM E PREMTUAN, NE PO E JETËSOJMË

Të nderuar tetovarë,
Problemit shumëvjeçarë në qytetin tonë po i vjen fundi. Sot, nga afër pashë inspektimet e punimeve në bulevardin 📍Bllagoja Toska, ku edhe realizova një konferencë për shtyp për të informuar opinionin në lidhje me ecurinë e punimeve. Hapja e këtij bulevardi është njëra nga arteriet kryesore të qytetit tonë, realizimi i së cilës do të lehtësojë kaosin e krijuar në trafik.
Realizimi i këtij projekti, i financuar nga TAV për gati 8 vite të qeverisjes së kaluar nuk mundi të realizohet për shkak të problemeve me pronat dhe paaftësisë së udhëheqësisë së kaluar, probleme këto që arritën të zgjidhen falë punës dhe përkushtimit tonë edhe atë në një afat rekord për të zgjidhur një herë e përgjithmonë të gjitha këto probleme pronësore e juridike./Tv Koha/

Të fundit