19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Të zgjatet dita e votimeve deri në ora 21” – Protokolli i Komisionit për mbajtjen e zgjedhjeve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll, sipas të cilit duhet të mbahen zgjedhjet kuvendare.

Ai tha se protokolli është i përbërë nga katër pika kryesore dhe të njëjtin do ta dorëzojë tek presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Një nga propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive është që dita e votimeve të zgjatet për dy orë, gjegjësisht të përfundojë në orën 21:00.

Filipçe tha se Komisioni rekomandon që edhe fushata zgjedhore të bëhet duke i zbatuar të gjitha masat që paraprakisht janë sjellë nga Qeveria, për parandalimin e Covid-19.

Më poshtë i keni disa nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, për mbajtjen e zgjedhjeve:

– të gjitha aktivitete partiake duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike, mbajtja e domosdoshme maskës dhe larja e shpeshtë e duarve
– të zgjatet orari i votimit për dy orë, respektivisht deri në ora 21:00.
– gjatë çfarëdo aktiviteti duhet të respektohen masat e lartpërmendura
– tubimet në hapësirë të jashtëm dhe të mbyllur duhet të respektojnë këto masa
– fushata derë më derë gjithashtu duhet të respektoj këto protokolle, të ruhet distanca dhe mbajtja e maskave
– aktivitete partiake në hapësirat e partive dhe shtabet, gjithashtu duhet të respektohen masat e lartpërmendura si dhe dezinfektimi i hapësirave
– vendet ku shpërndahet afishe dhe material propagandistik mos të kenë më shumë se dy persona
– rreth ditës së zgjedhjeve, të gjithë anëtarët e KSHZ-së duhet të mbajnë maska dhe doreza, në vendvotim do të mbahen dritaret e mbyllura ose do të ajroset vendi çdo 1 orë.
– çdo vendvotim duhet të ketë dezinfektues, qytetarët duhet të presin radhë për të votuar në distancë prej dy metrave dhe në hyrje duhet të dezinfektohen, më pas duhet të largojnë maskën për identifikim dhe ta vendosin sërish.

Të fundit