16/04/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të zvogëlohet prania e liderëve partiak në fushatën zgjedhore, apelojnë nga Civil

Në dy ditët e para të fushatës zgjedhore sipas Civil, të pranishme janë dukuritë negative siç janë dezinformatat, manipulimet, mitet, teoritë e komplotit dhe shumë shprehje të urrejtjes.

“Të zvogëlohet prania e funksionarëve të lartë qeveritar, udhëheqësve të institucioneve shtetërore, si dhe liderëve partiak, qofshin nga opozita ose nga pushteti në garën zgjedhore. Veçanërisht nëse nuk janë kandidatë, atëherë ne nuk e shohim nevojën ata gjatë gjithë kohë të qëndrojnë në terren sepse bëhet fjalë për zgjedhje lokale”, deklaroi Xhabir Deralla, nga Civil.

Njëherit, nga Civil potencojnë se nga fillimi i fushatës zgjedhore janë regjistruar disa raste të keqpërdorimit politik të fëmijëve në fushatën zgjedhore dhe fuqishëm rekomandojnë që fëmijët nga partitë politike në asnjë mënyrë të mos involvohen në fushatën politike. Duke i marrë parasysh të drejtat e fëmijëve nga Civil përkujtuan se Ligji për mbrojtje të fëmijëve, ku në njërën nga dispozitat thuhet se ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për shkak të ndonjë organizimi politik, fetar dhe veprimit.

“Kjo sipas ekspertëve tanë juridik nënkupton ndalesë të përgjithshme për keqpërdorim të fëmijëve në ç’farëdo lloj forme të veprimit politik duke përfshirë edhe fushatë zgjedhore politike. Prandaj bëhuni të kujdesshëm, nëse dëshironi të shkoni në tubim mos i merrni fëmijët. Por, fëmijët në tubime jo edhe nga ana e prindërve. Pavarësisht sesa të paqarta janë fytyrat e tyre, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull”, deklaroi Deralla.

Të fundit