29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tek të infektuarit me Covid dominon lloji Omicron Stealth

Vazhdon zvogëlimi i numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve nga Kovid-19, tregon raporti javor i Institutit për Shëndet Publik gjatë periudhës nga data 21 deri më 27 mars.

Janë testuar gjithsej 16.074 strisho, dhe janë regjistruar 1.696 raste të reja pozitive, që është për 7,5% më pak në krahasim me javën e kaluar. Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 4,0% deri në 14,3% mesatarisht 10,1%.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.032; 60,8%),ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 224,2/100.000 dhe Shkup – 162,7/100.000.

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Infeksionet më të shpeshta janë te personat mbi 60 vjeç, ndërsa më i vogël është numri te grupmoshat prej 0-9 vjet.

Me statusin “të shëruar” janë 1.738 persona në kushte të hospitalizuara ose në trajtim shtëpiak, 1,7% më pak në krahasim me javën paraprake. Janë regjistruar 268 riinfeksione, me zvogëlim prej 13,3%.

Janë evidentuar 17 raste të vdekjes, për 13,3% më shumë në krahasim me javën paraprake (n=15). Pjesa më e madhe prej tyre janë nga Shkupi (8). Në lidhje me moshën, 16 të vdekur janë mbi 60 vjeç, ndërsa njëri është nga grupmosha prej 50-59 vjeç.

Në 5 (5.3%) të strishove të ekzaminuara është vërtetuar BA.1 sublime e Omikronit Në 90 (94,7%) e strishove të ekzaminuara është vërtetuar BA.2 sublim i Omikronit i njohur gjithashtu si “stealth”.

Deri më 24 mars, janë vaksinuar gjithsej 872.652 persona me të paktën një dozë vaksinë kundër COVID-19 në vend dhe vendet e huaja. Me dy doza vaksinë janë vaksinuar 852.855 persona, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 152.109 persona.

Të fundit