25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Temperatura me diell deri 17 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 14 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë stabil, i thatë dhe më i ngrohtë, veçanërisht ngrohtë do të jetë të enjten dhe të premten. Të shtunën vranësira do të rritet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të shiut, ndërsa në malet borë. bs/

Të fundit