25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Temperaturat jashtëzakonisht të larta për majin i hapën plazhet në Greqi – qytetarët në test

Parashikimet meteorologjike dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta për këtë pjesë të vitit por edhe që të shmangen turmat dhe mbingarkimin e plazheve të qytetit, ishin të mjaftueshme për autoritetet greke që të sjellin vendim prej sot të hapen 515 plazhe të organizuara në tërë Greqinë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas të enjten tha se hapja e plazheve “do të jetë test i rëndësishëm që duhet ta kalojmë me sukses”, ndërsa zëvendësministri i mbrojtjes civile Nikos Hardalas dje tha se “këto dy ditë janë provë e madhe se secili prej nesh e din çfarë duhet të bëjë”, duke i potencuar udhëzimet për mbrojtje individuale.

Pronarët e plazheve të organizuara ditëve të fundit kanë punuar intensivisht në përgatitjet për hapjen e sotme, me qëllim respektimin e rregullave dhe dispozitave të reja dhe të rrepta, sepse në rast të shkeljes, parashikohen dënime të rrepta.

Plazhet do të jenë të hapura nga ora tetë e mëngjesit, dhe do të ketë kontroll në hyrje dhe regjistrimin e numrit të vizitorëve. Do të lejohen 40 persona për 1000 metër katror.

Distanca minimale midis çadrave duhet të jetë katër metra dhe një metër midis perimetrit të hijes së dy çadrave.

Kafenetë dhe baret në plazhe do të punojnë ekskluzivisht me shitjen e produkteve të paketuara dhe kafe për transport, ndërsa shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar.

Për mosrespektimin e rregullave dhe masave të reja, parashikohen gjoba nga 5,000 deri në 20,000 euro, varësisht nga madhësia e plazhit, si dhe mbyllja për 30 ditëve. Në rast të veprës të dytë, dënimi është tre herë më i lartë.

Përveç plazheve, një test i rëndësishëm për sjelljen e grekëve dhe përgjegjësinë individuale do të jenë kishat që nesër do të hapin dyert për liturgjitë me praninë e besimtarëve. sr/sn/

Të fundit