19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teoharis: Synojmë që kufijtë për turistët t’i hapim në korrik, por jo për të gjitha vendet

Synojmë të mund t’i hapim kufijtë në një moment të caktuar në korrik. Kjo, nuk mund të jetë për të gjitha shtetet, për të gjitha destinacionet, e pranoj këtë, por do të duhej së paku të tentojmë të hapim komunikim bilateral dhe udhëtime me disa vende, thotë ministri grek i Turizmit, Haris Teoharis në intervistë për BBC-në, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ai sqaroi se për hapjen e kufijve, ekziston diskutim me ekspertët shëndetësorë, të cilët e kanë fjalën e fundit.

“Tani jemi në proces të përpunimit të protokolleve të cilat do t’u dorëzohen komitetit të ekspertëve dhe shpresojmë se do të na japin miratim gradual të hapim”, tha ministri grek.

Teoharis në intervistë sqaroi se turizmi grek në dy muajt e parë të këtij viti me rritje prej 24 për qind, prej marsit deri më tani është ndërprerë tërësisht dhe shfaqi shpresë se do të mund të zbatohen procedura shëndetësore të sigurisë, përkatësisht kornizë e përbashkët e rregullave “të cilat do të lejojnë ose në nivel bilateral ose në nivel evropian të udhëtohet dhe të shkohet në ndonjë lloj të pushimit”.

Paralelisht theksoi se pa rifillim të turizmit, nuk mund të ketë rifillim ekonomik. sr/ab/

Të fundit