14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërmet i fuqishëm prej 6,3 shkallësh dridhi Kroacinë

Një tërmet prej 6.3 shkallësh sapo ka goditur Kroacinë. Saktësisht, në Petrinja, një qytet afër kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb. Ende nuk raportohet për dëme të mundshme, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse ende nuk raportohet për pasojat, nga EMSC konfirmojnë që ka pasur dridhje me magnitudë 6.3 shkallë.

“Tërmet me magnitudë 6.3 ka ndodhur 44 km larg kryeqytetit Zagreb” shkruajnë në Twitter nga EMSC.

Tërmeti ka goditur Kroacinë rreth orës 11:19 minuta dhe ka zgjatur 20 sekonda. Ndërkaq, ditëve të fundit në Kroaci ka pasur disa tërmete me radhë, i parafundit ka qenë dje, edhe atë me magnitudë 5.2 shkallë.

Të fundit