Një fëmijë 15 vjeç është në gjendje kritike në tërmetin e madh që goditi mëngjesin e sotëm Zagrebin, njofton korrespondenti i MIA-s.
Fëmija është lënduar gjatë rrëzimit të ndërtesës në afërsi të sheshit të qytetit. Ekipet e shpëtimit që kanë kontrolluar objektin e rrëzuar e kanë gjetur fëmijën me lëndime të rënda dhe nuk ka treguar shenja jete. Me veturën e Ndihmës së shpejtë më pas është dërguar në spital ku mjekët ende po luftojnë për jetën e tij”, njofton Hina.
Së pari ishte publikuar se fëmija ka ndërruar jetë, por informatat e fundit janë se ai megjithatë lufton me jetën.
Më shumë persona janë lënduar në më shumë pjesë të qytetit, ndërsa kryetari i komunës Milan Bandiq ka deklaruar se në goditjen ka pësuar më shumë pjesa e vjetër e qytetit.
Kritike është situata në spitalin në rrugën Petrovska ku para objektit i cili është dëmtuar shumë ka numër të madh të madh të nënave dhe fëmijëve. ,Nuk duan të hyjnë brenda dhe frikësohen se edhe një lëkundje më e vogël tani mund tërësisht ta rrëzojë objektin. av/fab/