25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërmeti, 50 qytetarë të plagosur në Tiranë dhe Durrës, shumë godina janë shembur

Durrësi është përfshirë nga pasoja të rënda për shkak të tërmetit të orës 03.54 sot në mëngjes si dhe nga seria e tërmeteve para dhe pas tij.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu njoftoi nga urgjenca spitalore e Tiranës tek ish Ushtaraku se kanë shkuar të paktën 50 persona të plagosur.

Në Durrës janë disa dhjetëra njerëz që janë plagosur.

Ndërkohë në Durrës nuk ka energji elektrike.

Janë deri tani nga raportet paraprake, disa dhjetëra godina të rrëzuara nga tërmeti.

Ka shumë raportime për njerëz në rrënoja, por zyrtarisht nuk ka një informacion, raporton noa.al.

Tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë sot në orën 03.54 të mëngjesit. Epiqendra e tij ishte rreth 34 km në veriperëndim të Tiranës, 16 km në veriperëndim të Shijakut, afër Durrësit dhe me intensitet 6.4 ballë tëëë shkallës Rihter.

Tërmeti zgjati shumë sekonda dhe u ndje frikshëm në të gjithë Shqipërinë, e po ashtu në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Greqo, Itali, etj.

 

 

Të fundit