28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Tërmeti bashkon ish-armiqtë, serbët, kosovarët dhe shqiptarët krahë më krahë”

Me titullin “Tërmeti bashkon ish-armiqtë”, italiania ‘Corriere della sera’ shkruan për ekipet e kërkim-shpëtimit që po gërmojnë në rrënoja, në kërkim të të bllokuarve nën godinat e shembura.

Më tej shkruhet se në pritje të ndonjë mrekullie mes rrënojave, kosovarët, serbët, shqiptarët, kroatët dhe maqedonasit, punojnë krahë për krahë në rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Plotë 20 vite pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia thuajse është plotësuar për herë të parë, në solidaritet me të goditurit nga tërmeti në brigjet shqiptare.

Qysh nga e marta, trupat e dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, janë bërë bashkë duke punuar nën uniforma të ndryshme dhe flamuj “armik”, për të nxjerrë njerëz të gjallë apo edhe viktimat.

Më tej prestigjiozja italiane shkruan se ata mund të mos bëhen vëllezër, por kanë bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët.

Mes tyre ka nga ata që thonë se “ndonjëherë jemi të burgosur të paragjykimeve tona”. /a.y/noa.al

Të fundit