24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetë raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 21 pacientë, një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot në Institutin e Shëndetit Publik regjistroi 21 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-1, Koçan-1 dhe Makedonski Brod-1. Në SPQ “8 shtatori” ka vdekur një paciente nga Tetova në moshë prej 59 vjetëve, e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndës dhe në makinë respiratore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 185 testime, ndërsa janë konfirmuar tetë raste të reja me Kovid 19 edhe atë në: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4.

Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 1.526, numri i pacientëve të shëruar arrin 1.013, numri i vdekjeve është 86, aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin 427.

Distribuimi i fundit sipas qyteteve është si vijon: Shkup – 515, Kumanov – 401, Dibër – 51, Shtip – 34, Prilep – 159, Tetovë – 90, Strugë – 67, Veles – 81, Manastir – 19, Ohër – 15, Kavadarc – 5 , Gostivar -17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 31, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 9 (7 persona të infektuar nga NJR Negotin janë banorë të Demir Kapisë), Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehçevë – 2, Dellçevë – 1, Valandov – 1, Vinicë – 2 dhe Kratovë -1.

Janë bërë 185 testime përmes: ISHP-79, Fakultetit të Veterinarisë -3, Avicena-9, Biotek-33, Klinika “Zhan Mitrev” -27, Sistina me metodën PCR – 17 dhe AASHM-17. Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 17.544 testime të Kovid.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të rinj janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, tetë prej tyre janë transferuar në SPQ “8 Shtatori”, dhe gjithsej 41 janë hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 19 pacientë dhe një në ventilim mekanik. Katër pacientë të rinj u pranuan në SPQ “8 Shtator”, dhe gjithsej 14 janë hospitalizuar. Në makinë respiratore janë tre pacientë, ndërsa katër janë me pasqyrë të rëndë klinike. Në spitalin në Manastir trajtohen katër pacientë, ndërsa në trajtim shtëpiak janë edhe dy pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë ndërsa edhe tre lëshohen në trajtim shtpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar 52 pacientë pozitiv në Kovid 19″, qëndron në kumtesë. sn/

Të fundit